Greqi, Kaçe me fanellën e UÇK-së
PAOK e gjobit me 10 mijë euro

SELANIK - Përfundon me 10 mijë euro gjobë çështja “Kaçe”. Klubi i PAOK-ut ka vendosur që të rikthejë në ekip mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe, duke e dënuar me një shumë të konsiderueshme parash. Kaçe është dënuar pasi hodhi në profilin e tij në Facebook një foto të tij, ku ishte i veshur me një fanellë të kuqe me stemën e UÇK-së.

Pas publikimit të kësaj fotoje, Klubi i futbollit të Selanikut, PAOK, pezulloi lojtarin shqiptar nga të gjitha aktivitetet sportive të klubit, futbollistin shqiptar. Për të shmangur të gjitha incidentet e mundshme, drejtuesit e klubit vendosën pezullimin nga aktivitetet sportive të Kaçes, në mënyrë që të qetësohen reagimet e tifozëve të Klubit dhe të mbarë Greqisë.

Për tifozët e PAOK pozimi i Kaçes në “Facebook” me fanelën e UÇK nuk ishte i rastësishëm, por i qëllimshëm dhe u bë pikërisht ne datën 4 shtator, ditë, kur Shqipëria mundi Greqinë 2-1, në vitin 2004, menjëherë pas fitores së kampionatit Europian nga Greqia dhe vrasjes së tifozit shqiptar në Kretë, Gramoz Palushi.

Për këtë arsye Kaçe, pavarësisht se është i dashur si futbollist për tifozët e klubit të Selanikut, duket se do t'i japë fund karrierës së tij futbollistike në Greqi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë