GREQI - Kryetari dhe punonjës të bashkisë së Athinës i kanë dërguar sot disa kanistra me ushqime, Minstrit të Financave, Yannis Stournaras, në formë ironie dhe proteste ndaj deklaratës së tij se edhe familja e vet po e vuante krizën.
Stournaras deklaroi disa ditë më parë se e dinte fare mirë çfarë po kalojnë grekët dhe se familja e tij jetonte me pak para, si mamaja apo vjerri dhe vjehrra e tij, që e vuajnë krizën e madhe ekonomike që ka pushtuar vendin prej 6 vjetësh.
Deklaratat që ai kishte bërë gjatë një "talk-show" të trasmetuar në televizionin "Star", kanë nervozuar shumë persona, mes tyre edhe Kryetarin e Bashkisë, i cili ka menduar të organizojë këtë protestë.
Kështu, me dhjetëra persona, ditën e enjte, në mënyrë paqësore, kanë marshuar përpara Ministrisë që ndodhet në anë të sheshit "Syntagma"; ata i kanë sjellë ministrit, kanistra të mbushura plot me bukë, ullinj, djathëra e vaj ulliri po gjithashtu dhe pula.
Një grua kishte sjellë një kanistër me salçiçe gjermane, si dhuratë e Ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schaeuble për homologun grek.
Kryetari i Bashkisë deklaroi se ky manifestim dhe kjo ironi ishin një gjest mëshire përsa i përket familjes së Stournaras, që po lufton kundër krizës. Më pas, protestuesit janë ndaluar nga policia.
Redaksia online
(Elvana Bilali/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com