Greqi, kapen 5 bosë shqiptarë të
drogës, e fusnin edhe në burg

Greqi, kapen 5 bosë shqiptarë të<br />drogës, e fusnin edhe në burg
GREQI- Policia greke shkatërroi orët e fundit një rrjet kriminal të përbërë nga 5 shqiptarë, të cilët organizonin trafikun e drogës në të gjitha ambientet e zonës Zakintos, në Patra. Aq rrënjë të fuqishme kishte ku grup, saqë nuk mungonte shpërndarja e drogës edhe brenda burgut, ku një i dënuar shqiptar mundësonte lëvizjet.

Mediat e shtetit fqinj thanë se kishin arrestuar katër shqiptarë, të cilët kishin rolin kryesor në furnizimin me drogë dhe shpërndarjen e saj për anëtarët e tjerë të rrjetit, që më në fund të arrinte tregun grek.

I pesti i arrestuar ishte një shqiptar 29-vjeçar, i cili është tashmë në burgun e Patras. Në qelinë e tij policia gjeti 10 pako me heroinë, me peshë gjithsej 52,4 gramë, 11 pako me një sasi të përgjithshme prej 31.6 gramë kanabis, dy thika me gjatësi totale prej 20 cm dhe 3 telefona celularë.

Ditët e fundit në Greqi janë arrestuar me dhjetëra shqiptarë, si anëtarë të disa grupeve kriminale që trafikojnë lloje të ndryshme drogash, duke nisur nga kanabisi, një prodhim ekskluziv shqiptar, për të vijuar me heroinë, si pjesë e kanaleve që e sjellin nga Avganistani, apo kokainë ku kanë pasur lidhje me bosët amerikano-jugorë, për të përfunduar me doza ekstazie.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë