Teksa Sali Berisha i quajti takime private ato të organizuara nga Ervin Salianji, demokratët e Durrësit treguar sot mbështetje për Salianjin në foltoren e parë që zhvilloi në këtë qytet.

Për avokatin Përparim Çaça, Salianji është i duhuri për të marrë drejtimin e PD. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se Salianji ka sakrifikuar në emër të demokratëve dhe di të bëjë beteja.

‘Unë isha në takimin e Durrësit dhe ishte një takim me strukturat e partisë, është lëvizje që është e nevojshme. Partia nuk është godina. Sot aty ishin anëtarët e partisë. Mund të ketë pasur udhëzim për të mos shkuar, por njerëzit si mbanë dot askush nëse duan që të marrin pjesë dhe të shprehen. Nëse do shohim aksionin politikë të Salianjit në këtë parti është personi që ka pasur aktivitetin më të rëndësishëm. Ka bërë denoncime dhe ka marrë kosto për PD nuk pati problem personal dhe shkoi në burg. Ai ishte kundër marrjes së partisë me dhunë. Për mua ai është personi që di të bëjë beteja dhe i duhuri për drejtimin e PD’, tha ai.

Gazetarin Ermal Peçi, tha se me këtë lëvizje Salianji po kërkon që të faktorizohet në politikë dhe po mundohet të krijoi një fraksion brenda PD.

‘Salianji duhet të mbajë përgjegjësi pse vajti tek Berisha dhe tha që do mundi Ramën para disa vitesh dhe pastaj del dhe bënë këto deklarata. Pse është PD në këtë situatë është thënë që kur u nda që lidhet me faktin që Berisha është non grata dhe është nën hetim. Salianji ka fraksionin e vet brenda PD dhe po mundohet që të faktorizohet. Ai ka përjetuar një burg politikë sepse e mori si kosto për PD por ai po mundohet të krijoi një fraksion, sepse struktura e PD dhe Berisha se ka fare në refene atë’, tha ai.

Gazetarja Danjela Maloku, tha se Salianji mblodhi në takim figurat më të votuara të PD në zgjedhje. Maloku deklaroi se pati edhe tentativa për ta bllokuar atë takim, pasi degët e PD në Durrës i bënë thirrje anëtarëve që të mos i bashkohen takimit.

‘Struktura e PD i njeh se janë njerëz të degës lokale atje. Ishin edhe një sërë figurash që futen tek njerëzit më të votuar në PD qoftë në primare dhe qoftë në listat e hapura. Ishte një takim njerëz strukturash dhe këtë ma kanë konfirmuar edhe njerëz aty kur bëhej takimi. Ndryshe nga takimet që ka bërë Berisha ose Basha këtë herë të gjithë që kanë qenë aty janë njerëz të strukturave. Ka pasur edhe tentativë për ta bllokuar. Mbrëmjen e djeshme i është dërguar një mesazh nga kryetarët e degëve 1 dhe 2 që kanë kërkuar që të mos bëhen pjesë e takimit pasi bëhet nga persona të paautorizuar’, tha ajo.

Juristi Leonard Karaj, tha se lëvizja e Salianjit është e nevojshme, sepse në PD nuk ka më ide ata që janë në atë parti.

‘Sepse s’do ta favorizoi Berishën prandaj në fjalim se përmendni fare me emër. Ata kanë qenë në parti  aty ata janë prap. Ata s’kanë më ide. Thelbi i kësaj është që të zgjojë PD. Ka 3 palë zgjedhje që i fiton Edi Rama. Sepse ajo parti po humb çdo zgjedhje. Në PD ka zgjedhje në maj do të duhet që të zgjidhen njerëzit e tjerë dhe unë them se është vonë për të nisur këtë duhet lëvizje që të kishte nisur që në qershor’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Iu bashkua foltores së Salianjit, Alimehmeti në 'Repolitix': PD ka nevojë për ndryshim! S’dua drejtimin e partisë, por të Tiranës në 2027-ën

Ilir Alimemeti iu bashkua foltores së Ervin Salianjit në qytetin bregdetar të Durrësit, ku qartë u dha mesazhi që PD duhet hapur që të mundin Edi Ramën. I ftuar në emsionin Repolitix në Report Tv, Alimehmeti tha se është koha për ndryshim në PD. Për gazetarin Denis Minga, Alimehmeti tha se në PD duhet të afrohen njerëz të rinj dhe përfafohen ide të reja.

“Unë fjalimet i mbaj të shkurtra në këto raste mesazhi është i rëndësishëm dhe mesazhi është mesazh bashkimi, bashkim njerëzish. Unë them se PD ka nevojë për tu shtuar në ide dhe në njerëz. Mund të kemi edhe mendime ndryshe nga njëri-tjetri. Ka diskutime dhe mirë është që të bëhen dhe të fliten. Ne kemi një situatë ku duhet që të krijojmë sinergji forcash”, tha ai.

I pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar për kryetar të PD, kur të bëhen zgjedhjet, ai e mohoi këtë. Alimehmeti tha se ambicia e tij është të garojë në zgjedhjet vendore të 2027 për Bashkinë e Tiranës.

 ‘Unë jam në një situatë që po shoh me kujdes zgjedhjet vendore të 2027 për Tiranën dhe aty kam qenë i fokusuar gjithmonë’, tha ai.