Greqi, kapet banda e falsifikuesve
shqiptarë, 10 milionë euro fitimet

Greqi, kapet banda e falsifikuesve<br />shqiptarë, 10 milionë euro fitimet
ATHINË - Policia greke e Atikës në bashkëpunim me SHISH-in e Greqisë, ka mundur të shpartallojë një grup mafioz falsifikatorësh të dokumentave shtetërore. Banda e falsifikatorëve mësohet të kishte veprimari ndërkombëtare, ndërsa qendra e saj ishte kryeqyteti shqiptar, Tirana.
 
Kjo bandë furnizonte me pasaporta të falsifikura persona të ndryshëm, kryesisht emigrantë dhe i ndihmonte të lëviznin lirisht në Europë e SHBA.
 
Policia ka mundur të arrestjë tre pjesëtarë të bandës, ndërmjet tyre edhe kryetarin, të gjithë shtetas shqiptarë, ndërkohë në banesën që ata përdornin si laborator të falsifikimit në Patisia u gjetën me mijëra dokumeta të falsifikuara, “vlera” e të cilave përllogaritet në 10 milionë euro, ndërkoë ngelet e panjohur shuma, të cilat banda ka lëvruar deri më sot.
 
Policia ka mundur të sekuestrjë 3.415 viza udhëtimi drejt vendeve të ndrshme,si edhe dia mijëra dokumeta leglizimi të emigrantëve.
 
Janë sekuestruar 26.500 euro, një ditar me prositë dhe shumat e parave, nga të cilat rezultojnë fitimet që do të kishin, një lap top, gjahtë karta krediti, një automjet veturë dhe 9 celularë.
sipas policisë kjo bandë në Tiranë disponon një laborator tepër modern për falsifikimin e dokumentacioneve të ndryshme të udhëtimeve jashtë shtetit, por edhe vizave të çdo lloji, lejeve të qëndrimit, pasaportave të vendeve të ndryshme, patentave ndërkombëtare, kartave të kreditit, etj.
 
Tre të arrestuarit u dërguan përpara prokurorisë në Athinë, ndërkohë që pala greke i ka kërkuar organeve kompetente shqiptare që të kryejë një kontroll të imtësishëm edhe në laboratorin nëTiranë për zbardhjen e mëtejshme të kësaj çështjeje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 vitesh dhe 29 ndeshjesh, Gjasula e mbyll me kombëtaren: Plotësova ëndrrën, tani i hap rrugën të rinjve

Pas 5 vitesh dhe 29 ndeshjesh, Gjasula e mbyll me kombëtaren: Plotësova ëndrrën, tani i hap rrugën të rinjve