ATHINE- Një shqiptar 45 vjeç u arrestua bashkë me bandën e tij, ku kishte edhe minorenë, pasi në pak kishin grabitur flori me vlera marramendëse, ku vetëm i në sekuestro ka ar me vlerë 100 mijë euro.

Aksioni u krye në Rodhos të Greqisë, ku policia prangosi bandën e vjedhjeve të bizhuterive, të cilat më pas i kanë zotëruar si kolateral, për përfitim ekonomik.

Policia ka vërtetuar 26 raste të vjedhjeve të stolive, teksa ky grup kriminal përbëhej nga 13 persona të moshës 15-46 vjeç, të akuzuar për lidhje kriminale, grabitje, posedim ilegal të armëve dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

Është vlerësuar se autorët e vjedhjeve kanë marrë bizhuteri me vlerë mbi 100.000 euro, shumë të cilën e kishin lënë si kolateral dhe do të përfitonin rreth 12.000 euro. Hetimi i plotë është bërë nga policia në Rodhos.

Në mënyrë të veçantë, në këtë bandë përfshihen 2 shqiptarë 18 e 20 vjeç e disa grabitës të tjerë ku nuk mungon një minoren 15 vjeç. Mirëpo, spikat arrestimi i një 45-vjeçari shqiptar si përgjegjës i shfrytëzimin të të miturve në këto grabitje.

Në mënyrë të veçantë, nga hetimi tregohet se të rinjtë kanë kontaktuar nëpërmjet faqet të rrjeteve sociale, vajza nën moshë dhe i kanë bindur për t’ua marrë bizhuteritë të afërmve të tyre. Një vit më parë, një 19-vjeçar grek njohu një shqiptar 18 vjeç dhe u’a ka rekomanduar shefave të organizatës kriminale, në të cilën ai gradualisht u bashkua me tre persona të tjerë të moshës 31, 20 dhe 17 vjeç.

Për të arritur vjedhjet, të pandehurit e mësipërm kishin planifikuar veprimet e tyre, i kishin rolet e ndara dhe zgjidhnin shtëpitë e personave të njohur, duke u bërë thirrje që të gjenin sa më shumë stoli. Disa anëtarë të bandës kishin në posedim një armë me shkarkim elektrik, pistoletë Tazer, një thikë e mjete të tjera të forta. Ndërkaq, policia u ka dokumentuar edhe grabitjet e disa rrobave, në 20 raste, teksa ende po vijojnë hetimet ndaj të gjithë anëtarëve të organizatës.

Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)