ATHINE - Kapen 1.2 tonë kanabis sativa në një kamion shqiptar. Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme në orën 22:00 në qytetin Nafpaktos, ndërsa në pranga mësohet se është vënë një shqiptar.

Sipas policisë, kamioni me lëndën narkotike ishte i shoqëruar nga dy makina më të vogla, të cilat janë larguar menjëherë.

Policia ka gjetur dy makinat pranë qytetit të quajtur Nafpaktos. Sipas policisë, kamioni ka qenë pas dy makinave të cilat ishin si pararojë për të shmangur përballjen me policinë.
Në orët e para të mëngjesit, policia ka gjetur edhe kamionin me drogë që ishte braktisur.

Ndërsa shoferi dyshohet se është larguar në drejtim të pyjeve në zonën ku ndodhej dhe zona.

Ndërkaq që policia e rendit dhe ato të antidrogës janë duke vazhduar operacionin për kapjen e shqiptarëve që kanë organizuar këtë mega trafik droge.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)