Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe një arsenal armësh, ndërkohë që në pranga kanë rënë një çift shqiptarësh.
Sipas mediave greke, gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip “Volksëagen” me targa IOT-2908 në rrugën “Solomou” nr.5 në Koridhalo të Athinës, skuadra OPKE ka zbuluar 2 kilogramë kokainë, 16 kilogramë kanabis, dy kallashnikovë dhe një pistoletë me karikator dhe 13 gëzhoja.
Menjëherë janë vënë në pranga drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit, shtetasit shqiptarë Redian Kallashi 40- vjeç dhe Elisabeta Telo 36- vjeç.
Policia greke ka vijuar kontrollin në banesën e tyre në rrugën “Zanni” nr. 76 në Pire, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kilogramë e 950 gram kokainë, 15 kg e 819 gram kërp i papërpunuar, 2 pushkë ushtarake tip kallashnikov, pistoletë me karikator dhe 13 gëzhoja, 4 karikatorë pushkë ushtarake me gjithsej 120 fishekë, shuma e parave 12.450 euro, 4 telefona, 3 peshore elektronike precize, pajisje mbyllëse ambalazhi.