ATHINE- Një shqiptar 42 vjeç kishte mundur të depërtonte në rrjetin e trafikimit të ikonave, ku “bosi” ishte një prift nga Thesalia, që sipas policisë greke, ishte i përfshirë në këtë grup kriminal. Ndër sendet e rralla përmenden objekte të lashta si imazhe të librit “Reliquaries Pentecostarion”, relike të shenjtorëve, Ungjillit, kryqe prej druri dhe metalike, etj, të cilat u gjetën në duart e 5 personave, të arrestuar në Thesali. Mediet e shtetit fqinj shkruanin se 4 nga të arrestuarit janë grekë, dy burra dhe dy gra, ndërsa njëri është shtetas shqiptar, që sipas deklaratës së policisë, u përpoq t’i shiste një polici që po shtirej si blerës, dy imazhe, një Pentecostarion dhe një aureolë argjendi, vepra me vlerë prej 60.000 euro.
Dy nga të arrestuarit janë të moshës 42 dhe 34 vjeç dhe dy gratë 56 dhe 55 vjeçe. Prifti është 34 vjeç dhe u arrestua për pjesëmarrje në këtë grup kriminal, ku akuzohet për kontrabandë dhe trafikim të veprave antike. Çmontimi i këtij qarku kriminal ndodhi në kohën kur një polic ka pretenduar të jetë blerës i ardhshëm dhe kishte telefonuar 42-vjeçarin shqiptar, me të cilin kishte rënë dakord për blerjen e dy imazhe me vlerë 60.000 euro. Policia e Thesalisë, që kreu operacionin, nuk dha detaje, nëse në këtë rrjet trafikimi bënin pjesë edhe ikona apo vepra kishtare të vjedhura në Shqipëri, porse konfirmohet fakti se objektet e sekuestruara ishin marrë të gjitha brenda territorit grek.
Takimi i shqiptarit me “blerësin” ishte vendosur mbrëmjen e 19 janarit të këtij viti, në qytetin e Larisës, ku u mundësua arrestimi i anëtarëve të grupit kriminal. Më tej veprat janë vlerësuar nga arkeolog, ku përmenden emra si “Agia Paraskevi” apo libri “Pentecostarion” me veshje me dërrasa druri dhe lidhje lëkure, që daton nga viti 1765 pas Krishtit. Si rezultat i hetimeve të policisë, shqiptari i ka marrë këto objekte mbi 2 vjet më parë nga prifti 34-vjeçar, në mënyrë që t’i shiste ato dhe u’a kishte lënë grekëve për ruajtje. Si pjesë e kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 9 ikonave druri, një kryq druri, një monedhë metalike, dy libra fetarë, 4 reliquaries me reliket e shenjtorëve, e para argjendi, një hajmali e një foto reliquaries.
Në shtëpinë e 42-vjeçarit shqiptar u gjetën 2 imazhe druri, një kryq druri, një monedhë metalike me Aleksandrin e Madh. Sakaq, në shtëpinë e priftit grek 34-vjeçar janë gjetur dhe konfiskuar 2 libra të Ungjillit të Vjetër, 4 relike shenjtorësh, 7 foto druri ku shfaqet Virgjëresha Mari, 5 shenjtorë, etj dhe një objekt argjendi. Për më tepër, në shtëpinë e priftit është gjetur dhe sekuestruar një fotografi që ilustron një qivur me relike shenjtori. Objekti i fundit i gjetur ishte një kryq, që prifti e mori nga kisha në Trikala.
(Ne foto: Objektet e sekuestruara ne Greqi)
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com