Një 47-vjeçar grek është kapur në flagrancë teksa transportonte me automjetin e tij 39 kilogramë e 560 gram kanabis të papërpunuar.
Greku u arrestua nga policia teksa transportonte drogën me automjetin tip “Mercedz Benz” në zonën e Kozanit dhe sipas mediave greke, këtë sasi kanabisi dyshohet se e ka marrë nga Shqipëria.
Arrestimi erdhi si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogës nga autoritetet greke. Policia ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që nga fillimi i vitit, një sasi që besohet se vinte nga Shqipëria.
47-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe 140 euro, 2 celularë dhe 2 karta SIM.