Deputeti i Agimit të Artë është përjashtuar nga parlamenti “Agimi i Artë”, deputeti nacionalist grek Konstantinos Barbarousis. Barbarousis kërcënoi qeverinë duke kërkuar ndihmën e ushtrisë për të arrestuar kryeministrin grek Aleksis Tsipras.
Lajmin e ka dhënë vetë kreu i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos. Michalhalakos, i bëri një kërkesë Kuvendit për të përjashtuar deputetin.
Deklarata e Barbarousis erdhi pas miratimit të marrëveshjes mes kryeministrit grek, Aleksis Tsipras dhe atij maqedonas Zoran Zaevi, për emrin e Maqedonisë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Përveç deputetit të Agimit të Artë, kundërshti për marrëveshjen ka patur edhe nga ana e kryetarit të opozitës, Kyriakos Mitsotakis , i cili në emër të opozitës ka dorëzuar në parlamentin grek një mocion mosbesimi.
Partia “Agimi i Artë” është partia e tretë në Parlamentin grek. Kjo parti është e njohur për qëndrimet e saj nacionaliste si ndaj Shqipërisë edhe ndaj vendeve të tjera në rajon.
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)