Greqi, kreu i "Agimit" me 2 deputetë
në paraburgim derisa të gjykohen

GREQI – Kryetari i partisë neonaziste Nikos Mahaloliakos dhe dy deputetë do të mbahen në paraburgim deri në pritje të gjykimit. Kështu kanë njoftuar sot, mediat kryesore greke.

Dje, udhëheqësi i partisë neo-naziste të Greqisë mbrojti veten përpara një gjykatësi, që i paraqiti atij akuzat për ngritjen e një organizate kriminale .

Seanca gjyqësore kundër tij u zhvillua në kompleksin e gjykatës së Athinës deri në orët e para të mëngjesit të sot, ku mësohet se Mihaloliakos i ka mohuar akuzat.  Ai i hodhi poshtë ato si të motivuara politikisht .

" Më vjen keq për vrasjen e Pavlos Fyssas , "- mësohet të ketë thënë Mihaloliakos, për reperin  34 - vjeçar që u godit me thikë për vdekje nga një anëtar i “Agimit të Artë”, muajin e kaluar . - " Unë e dënoj vrasjen siç dënoj dhunën në përgjithësi.  Unë nuk jam nazist ",-  tha matematikani 56 –vjeçar.

Mihaloliakos tha se ai nuk kishte dijeni nëse ndonjë anëtarët i “Agimit të Artë” ka shkelur ligjin. Por veprimtaria e partisë , tha ai, ka qenë brenda kontureve të politikës parlamentare.

Vendimi për Mihaloliakos pasoi dëshminë e dhënë nga Jorgos Patelis, kreu i degës lokale të partisë  në Nikea. Edhe Patelis, i cili dëshmoi edhe pas mesnate deri në orën 03:30 të së enjtes ndodhet në paraburgim .

Ndryshe nga krerët, dje, tre deputetë të “Agimit të Artë” u liruan në pritje të gjykimit - një vendim surprizë ky, që rriti skepticizmin  e qytetarëve ndaj qeverisë lidhur me gjykimin e partisë ultranacionaliste .

Tre deputetët që u liruan ishin: Zëdhënësi i partisë Ilias Kasidiaris, Ilias Panagiotaros dhe Nikos Michos. Ata u pritën jashtë gjykatës me brohoritje nga përkrahësit që thërrisnin " Bravo!". Duke dalë, ata morën para me grushta dhe shqelma, gazetarët që po i prisnin në rrugë dhe ndalën një taksi.

Një deputet tjetër, Janis Lagos, u mbajt në paraburgim sëbashku me dy të tjerët, pasi një prokuror dhe një gjyqtar ranë dakord se ai mund të arratisej dhe të shkelte ligjin.
 
Mbeti e paqartë  arsyeja se pse u liruan tre deputetë e tjerë dhe pse për ta nuk u zbatua njejti kriter.

Kësaj i shtohet edhe fakti se Zëdhënësi i partisë  Kasidiaris , është edhe në një gjyq tjetër si i akuzuar për sulm ndaj dy deputeteve në televizion, vitin e kaluar .

Deputeti tjetër Kristo Papas, i dyti pas kryetarit të partisë në hierarki, është planifikuar të paraqitet përpara një gjykatësi  sot në orën 10:00.
 
Dje , policia njoftoi se arrestoi edhe një kandidate për deputete të “Agimit të Artë”, Themis Skordeli, ndërkohë që  gjeti edhe 145 000 € në apartamentin e saj .
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës