ATHINE- Kryeministri grek Antonis Samaras, është shprehur se ai nuk do të lejojë partinë neo-nazite “Agimi i Artë”, të minojë demokracinë.
Fjalët e tij erdhën pasi një mbështetës i “Agimit të Artë”, thuhet se pranoi të ketë vrarë një aktivist anti-fashist.
"Kjo qeveri është e vendosur të mos lejojë pasardhësit e nazistëve të helmojnë jetën tonë shoqërore apo të kryejnë krime", tha kryeministri në një televizion kombëtar.
Ka një zemërim të thellë në Greqi për atë që ndodhi. Partia e “Agimit të Artë” është fajësuar për një valë sulmesh mbi emigrantët.
Sipas zv.kryeministrit grek, kjo parti tanimë duhet konsideruar si një organizatë kriminale.
Më shumë se 2 mijë veta përcollën për në banesën e fundit Pavlos Fyssas, 34-vjeçarin e vrarë me thikë të mërkurën, afër Athinës. Arkivoli i bardhë i z. Fyssas u mbajt nga të afërmit e tij, në një kodër afër periferisë së Keratsini ku ai u godit më thikë.
Vrasësi i dyshuar 45-vjeçar, i cili është fotografuar duke përqafuar një deputet të “Agimit të Artë”, do të paraqitet të shtunën para prokurorit. “Agimi i Artë” e cila është forca e tretë politike në Greqi, e dënoi vrasjen dhe e mohoi përfshirjen e saj në këtë sulm. Ata u shprehën se kush akuzon partinë janë thjesht disa psikopatë të pashpresë që mundohen të fitojnë vota.
“Kryeministri Sanaras dhe kryetari i partisë socialiste të PASOLK, kanë rënë dakord të përdorin të gjithë forcën e ligjeve për t'i dhënë fund njëherë e mirë kësaj lëvizje”, raporton e përditshmja greke “Kathimerini”.
Dhuna në kryeqytet shpërtheu pasdite ku të rinjë i vunë zjarrin koshave të plehrave, thyen gurrët e rrugëve të shtruara dhe ua lëshuan ato policëve. Nga përleshjet, u arrestuan 23 njerëz. Përplasje pati edhe në qytete të Thessaloniki-t dhe Patras.
Kjo parti doli nga hiçi dhe fitoi 7% të votave në zgjedhjet e 2012 dhe anketimet tregojnë se numri i mbështetësve të saj vazhdon të rritet.
Disa raportime, duke përfshirë disa informacione të mbledhura nga BBC, thonë se ka disa lidhje të ngushta mes partisë së “Agimit të Artë” dhe elementë të policisë greke.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com