Greqi, mediat publikojnë videon:
Shqiptari u godit nga neonazisti

Greqi, mediat publikojnë videon:<br />Shqiptari u godit nga neonazisti
GREQI – Shqiptari 20-vjeçar Bajram Jashari që u dhunua në Lamia dy ditë më parë nga një 35 vjeçar ka gjetur mbështetjen e mediave greke, të cilat kanë publikuar një video demaskuese për personin që e ka goditur atë. 35-vjeçari grek është një mbështetës i partisë “Agimi i Artë”, ndryshe nga çfarë ai ka deklaruar në polici pas arrestimit/
 
35-vjeçari grek është kapur nga një kamera teksa qëndronte jashtë zyrave të “Agimit të Artë” dhe është pikërisht personi me xhupin blu dhe me kapele.
 
Dega e “Agimit të Artë” në Lamia është detyruar të bëjë një deklaratë për shtyp ku të distancohet nga sulmi që 35-vjeçari grek bëri të enjten në qendër të Lamias ndaj të riut shqiptar. Në të thuhej se “ne mohojmë kategorikisht çdo përfshirje me një incident që ka ndodhur qindra metra larg zyrave tona.”

Kur dhunuesi u pyet jashtë gjykatës nga gazetarët nëse është anëtar i “Agimit të Artë”, ai e mohoi me forcë dhe tha se ndodhej aty vetëm për t’iu larguar miqve të shqiptarit që më ndiqnin nga pas.
 
Por  video tregon se 35-vjeçari ndodhej ndodhej në mesin e ekstremistëve një natë para se të ndodhte sulmi e pikërisht në një kohë kur ata përdornin fyerje e kërcënimeve ndaj antifashistëve  që  po protestonin  për vrasjen e këngëtarit Pavlos Fyssas.

lamia
(Foto e shkëputur nga videoja, ku dhunuesi i shqiptarit me xhupin blu qëndron para zyrave të "Agimit të Artë")

emigranti
(Emigranti shqiptar Bajram Jashari duke e denoncuar sulmin para mediave)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania