SELANIK - Merr 9 ditë lejë nga burgu por nuk kthehet në datën e caktuar. Ka ndodhur në Greqi, disa ditë më parë kur Besnik Ndreka nuk është paraqitur në burg, ndërsa policia ka dhënë alarmin ditën e sotme.
Sipas tyre, i larguari nga vendi i dënimit në Malandrino është shqiptari 40-vjeçar, Besnik Ndreka.
Ndreka kishte marrë leje 9 ditore, nga data 20 mars dhe duhej të kthehej në datën 29 mars 2014, por edhe sot në datën 8 prill ai nuk është kthyer në qeli.
Autoritetet e burgut të Malandrinos kanë bërë të ditur se, ai kishte dhënë një adresë në Halkidas, por në fakt është zhdukur.
Për policinë greke, shqiptari Ndreka është një gangster i dënuar për grabitje me armë dhe sipas tyre është i rrezikshëm.
Kjo ishte hera e katërt që ai ka marrë leje, ndërsa tre herët e tjera ishte rikthyer në burg.
Policia ka kërkuar edhe ndihmën e policive të rajoneve të tjera në Greqi, për arrestimin e 40-vjeçarit nga Shqipëria që sipas tyre është i rrezikshëm.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com