ATHINË, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici shfaqi sot në Athinë refuzimin për t'u përfshirë në politikën greke, përballur me rrezikun e zgjedhjeve legjislative të parakohshme duke shtuar se do të ishte e dëmshme për të vënë në rrezik çdo përpjekje të përmbushur nga vendi.
"'Nuk përfshihem aspak në politikën greke, ka një demokraci, nuk jam në një situatë 'dhe nëse"', deklaroi Moscovici në përfundim të një takimi me kryeministrin, Antonis Samaras dhe ministrin e Financave, Ghikas Harduvelis.
"Vizita dyditore, deri të martën, e komisionerit evropian në Athinë, ka si qëllim të përshëndesë progreset e bëra nga Greqia, të mbrojë reformat strukturore dhe të punojë për auditimin e ndërmarrë nga kreditorët e vendit për të kaluar në një formë tjetër marrëdhënieje mes Greqisë dhe zonës euro", shtoi ai.
Pyetur për një rikthim të një rreziku për "Grexit", daljen e Greqisë nga zona euro, Moscovici deklaroi se një punë e tillë ishte bërë nga autoritetet greke, shumë përpjekje, shumë gjëra të përmbushura, që do të ishte e dëmshme të mos vazhdonin.
Javën e kaluar, Bashkimi Evropian u shreh i rezervuar në deklaratat e tij përsa i përket politikës greke duke miratuar zgjedhjen e Stavros Dimas, një ish-komisioner evropian, si kandidat i qeverisë greke për zgjedhjet presidenciale të parakohshme./
/ec/ a.jor.






