Në pranga kanë përfunduar një shtetas shqiptar 38 vjeç dhe dy shtetas grekë, përkatësisht 48 dhe 53 vjeç. 3 të arrestuarit kanë pasur aktiv një biznes të organizuar në lagjen “Kato Patisia” të Kipselit, Greqi. Biznesi konsistonte në trafikim dhe përpunim droge. Policia e Sigurisë së Athinës ka zbuluar një laborator falsifikimi dhe ripërpunimi të heroinës, në Kipseli, pronë ky i të arrestuarve.
Sipas policisë greke, 38-vjeçari shqiptar ishte arrestuar më parë për vepra të ngjashme dhe ju ishte nënshtruar kufizimeve nga ana e shtetit grek. Akuza e mëparshme e shqiptarit ka qenë: falsifikim dhe trafikim droge, ndërsa akuza për shpërndarje të kësaj droge me helikopterë u ishte vendosur dy personave të tjerë.
Nga hetimet e kryera në banesat dhe ambientet e tjera, u gjetën dhe u konfiskuan:
1. Pajisje të kompletuara për falsifikim dhe ripërpunim të heroinës
2. 29,16 gram heroinë
3. Kanabis në sasi të vogël
4. Substancë përpunuese me peshë 4.965 gram
5. 6.410 euro cash
6. 11 telefona celularë
7. Dy peshore me vlerë të lartë

Laboratori i drogës
Tre të arrestuarit u dërguan në prokurori, të cilët i referuan tek hetuesit.
d.gj/ Shqiptarja.com










