Nikos Dendias u emërua sot në postin e ministrit të Mbrojtjes duke zëvendësuar Dhimitris Avramopulos, i cili duhet të marrë nesër në Bruksel funksionin e komisionerit evropian për Imigracionin, njoftoi zyra e shtypit e kryeministrit grek, Antonis Samaras.
Deputet i partisë së djathtë në pushtet "Demokracia e re" dhe ish-ministër i Rendit Publik (2012-14) në qeverinë e Samarasit, Nikos Dendias, 55 vjeç, lë portofolin e ministrit të Zhvillimit. Postin e tij e merr Kostas Skrekas.
Eurokomisioneri i ri, Dhimitris Avramopulos, 61 vjeç, është një diplomat karriere që hyri në politikë në vitin 1993.
Ai ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Athinës (1995-2002), ministër i Turizmit (2004-2006) dhe i Shëndetësisë (2006-2009).
ATSH
/Shqiptarja.com