Një prej më të sigurtëve është Nikos Kotzias në krye të ministrisë së Jashtme. Kotzias që gjatë vizitës së tij në Tiranë më 15 korrik ngjalli debate për qëndrimin ndaj Ligjit të Luftës dhe Çështjen Çame do të vazhdojë të jetë në krye të diplomacisë greke. Po kështu edhe ministria e Mbrojtjes nuk do të ndryshojë drejtim.
Sipas medieve helene Panos Kamenos do të jetë sërish ministër i Mbrojtjes. Kreu i partisë Grekët e Pavarur, aleati ultra i djathtë i Cipras në qeveri, është personi që mbahet mend për rikthimin e ushtrisë helene në kufirin shqiptaro-grek.
Ndryshim pritet të ketë në krye të ministrisë së Brendshme, pasi ish-ministri Nikos Vutsis pritet të bëhet kreu i Parlamentit dhe në vend të tij do të emërohet Panajotis Kurumblis. Në orët në vijim pritet që Cipras të shpallë listën me emrat që do të përbëjnë qeverinë e re.
Redaksia Online
(f.s/a.p/shqiptarja.com)