Greqi/ Në gjendje të dehur tenton të vrasë kunatin! Tenton t'i ikë policisë duke qëlluar në ajër e fshehur në kishë

Greqi/ Në gjendje të dehur tenton të vrasë kunatin! Tenton t'i ikë policisë duke qëlluar në ajër e fshehur në kishë

Një shqiptar në gjendje të dehurr ka tentuar të qëllojë kunatin e tij 37-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (15 Nëntor) në zonën e Lagadës në Greqi. Fatmirësisht nga të shtënat 37-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar.

Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, 39-vjeçari ka tentuar t'i shpëtojë arrestimit duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytria.

Pas veprimeve të koordinuara të policisë, ai u arrestua, pavarësisht rezistencës së fortë që bëri.

Arma e sekuestruar u raportua e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën më të gjerë të Lagadës dhe u zbulua se kishte fishekë të gatshëm për përdorim.

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti