Greqi/ Në janar subvencion për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset, 840 milion euro, dyfishi i muajt dhjetor

Greqi/ Në janar subvencion për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset, 840  milion euro, dyfishi i muajt dhjetor

foto ilustruese

Qeveria greke do të rrisë në janar subvencionet për faturat e energjisë dy herë më shumë se në muajin dhjetor, duke vazhduar politikën e mbështetjes ekonomike për familjet dhe bizneset, pas rritjes së çmimit të energjisë.

Njoftimin e ka bërë të ditur ministri i Energjisë, Kostas Skrekas edhe përmes një postimi në facebook, përveç deklaratës zyrtare ku thotë se shuma e përgjithshme e kësaj ndihme do të shkojë në mbi 840 milionë euro dhe se këto para do të sigurohen nga një taksë mbi pesë kompanitë e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, të cilat rritën çmimet për muajin që vjen.

“Shuma totale e subvencionit për energjinë elektrike në janar për ekonomitë familjare dhe bizneset arrin në 840 milionë euro, dyfish më shumë se në muajin dhjetor. Pjesa më e madhe e parave të disponueshme këtë muaj vjen edhe nga taksimi i fitimeve të tepërta të kompanive të prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike dhe nga të ardhurat nga të drejtat e emetimit të karbonit”, tha Kostas Skrekas, Ministri i Energjitikës. Sipas skemës qeveritare për klientët që konsumojnë deri në 500 kilovat orë energji elektrike në muaj,  subvencioni do të arrijë në 330 euro për megavat orë, dhe kjo shumë mbulon gati 87% të rritjes së çmimeve", deklaroi ai.

Sipas rregullave të reja, për konsumin mujor i cili nuk i kalo 1000 kilovat orë, subvencioni është 280 euro për megavat orë dhe nëse kursen 15% energjinë ditore, ai rritet me 50 euro për megavat orë. Për konsumin mujor prej më shumë se 1000 kilovat orë, subvencioni arrin në 190 euro për megavat orë. Në familjet e përfshira në Tarifën Sociale Familjare, rritja e çmimit mbulohet tërësisht nga subvencioni.

Ndihmë mujore do të përfitojnë edhe familjet që përdorin gazin natyror për tu ngrohur, tq cilat janë 700 të tilla dhe do përfitojnë 20 euro për megavat orë.

Qeveria greke ka shpenzuar këtë vit më shumë se 10 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe bizneset të paguajnë faturat e tyre të energjisë elektrike, gazit dhe karburantit të ngrohjes, të cilat u rritën pas ndikimi që solli lufta në Ukrainë.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës