ATHINË - Lëvizja e Socialistëve Demokratë (KIDISO) do të jetë surpriza e zgjedhjeve të së dielës, deklaroi ish-kryeministri dhe kryetari i kësaj partie të re në politikën greke, Jorgos Papandreu, gjatë një interviste në televizonin "Star" dhe emisionin e-nikos.
"Ne nuk do të bashkëpunojmë pas zgjedhjeve me Samarasin, pasi ka përvojë negative nga bashkëpunimi me të", theksoi Papandreu.
Ai akuzoi kryeministrin Samaras se luajti bixhoz me sakrificat e popullit grek, mori masat më të ashpra, vonoi hapat e vendit me insistimin e tij për zgjedhje dhe bëri mbrapa me reformat.
"E vetmja gjë që bëri ishte reduktimi i pagave dhe pensioneve dhe rritja e taksave", tha Papandreu./ATSH/
/Shqiptarja.com