GREQI - Pak ditë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, një nga forcat më të rëndësishme politike, PASOK është përçarë.
Ish-lideri i kësaj partie, njëherësh edhe ish-kryeministri, Jorgos Papandreu ka themeluar pasditen e së shtunës një forcë të re politike e quajtur Lëvizja Social Demokrate, në një kohë kur kanë mbetur 22 ditë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat citojnë një deklaratë për të Papandreut, sipas të cilave, ai ka premtuar se është ora për një hap tjetër për Greqinë.
"Është koha për një hap tjetër të madh të forcave progresive në vend. Është koha për të ndërtuar së bashku një shtëpi të re politike që do të strehojë vlerat tona progressive”, ka deklaruar ai, duke shtuar se “do të fillojmë një lëvizje që mund dhe duhet të përgjigjet në mënyrë efektive për sfidat e mëdha që përballon vendi dhe populli grek". shprehet Papandreu
Por ai ka marrë me vete edhe 5 deputetë të PASOK. Ky njoftim nuk është pritur mirë nga partia. Lëvizja e tij konsiderohet nga socialistet e PASOK, partia që ka themeluar babai i tij 41 vjet më parë, si një lëvizje përçarëse sidomos në këtë periudhë zgjedhore. Prej zgjedhjeve të vitit 2009, kur PASOK erdhi në pushtet me 44% të votave, kjo parti tradicionale ka pësuar një humbje të jashtëzakonshme të përkrahësve të saj.
Themelimi i një partie të re bëhet 3 javë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi që do të mbahen më 25 janar, pas dështimit të tre raundeve të zgjedhjes së Presidentit.
Redaksia Online
(a.h/e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com