Megjithë kufizimin e nivelit të papunësisë që publikoi autoriteti statistikor grek, ELSTAT, problemet strukturore mbeten dhe kërkojnë zgjidhje radikale për përballimin e tyre.
Është karakteristike se numri i të papunëve kronikë (atyre që kanë më shumë se 12 muaj pa gjetur punë), ka shkuar në 75,4 për qind të totalit të të papunëve.
Ndërsa 75,1 për qind e të papunëve janë të gatshëm të punojë madje edhe me kohë të pjesshme.
Në të njëjtën kohë, një ndër dy të rinj deri 24 vjeç është i papunë, megjithë programet pesëmujore të punësimit dhe posaçërisht për gratë e reja në moshë, niveli i papunësisë arrin në 56,6 për qind.
Shumë e lartë është papunësia, 39,7 për qind, edhe në grupmoshën më produktive nga 25-29 vjeç.
Papunësia në tremujorin e tretë të këtij viti regjistrohet në 25,5 për qind, kundrejt 26,6 për qind në trenujorin e dytë dhe 27,2 për qind të të njëjtit tremujor në vitin 2014.