ATHINË, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Parlamenti grek dështoi sot në zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.
Ai nuk arriti dot të siguronte, sipas parashikimeve, 200 vota nga 300 të mundshme për emrin e kandidatit të vetëm presidencial të propozuar nga qeveria që ishte Stavros Dimas.
Pavarësisht se votimi vazhdon, më shumë se 100 deputetë refuzuan të votojnë Dimasin, ish-komisioner i Bashkimit Evropian për Drejtësinë.
Dy votimet e tjera do të zhvillohen më 23 dhe 29 dhjetor dhe në rast dështimi Greqisë i duhet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, ku e majta radikale, SYRIZA është në avantazh në të gjitha sondazhet./ a.jor.








