LIVADHJA/ GREQI - Një shqiptar është arrestuar në Livadhja të Greqisë, pasi akuzohet se në 17 qershor të vitit 1997 ka kryer një vrasje në Sarandë.
Siç bëhet e ditur nga policia greke, 48-vjeçari shqiptar ishte në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL Tirana.
Në skendën e tij të shpërndarë nga policia shqiptare thuhet se, i arrestuari në vitin 1997 kishte vrarë një patriot të tij. Autori i krimit, i dënuar edhe nga gjykata, kishte hyrë në banesën e viktimës dhe e kishte qëlluar me armë.
Shqiptari është arrestuar ditën e djeshme në zonën e Livadhjasë dhe tani është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku edhe do të vuajë dënimin e marrë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com