ATHINË - Kërkesa e trojkës për ndryshim të ligjit për pensionet ka rikthyer në protesta sektorin publik. Midis dispozitave që anulon projektligji i ri për sigurimet shoqërore, që e ka sjellë në Parlament qeveria greke për diskutim dhe pritet për t’u votuar në fundjavë, është shfuqizimi i nenit që përcaktonte dhënien dhe ridhënien e pensioneve të Entit të Sigurimeve Agrare për rreth 30.000 homogjenë nga Shqipëria dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.
Në Greqi kanë nisur protestat e para pas diskutimeve për ndryshime në ligjin e pensioneve, si pjesë e reformave që kërkohen nga trojka.
Pastruesit e kryeqytetit grek kanë parkuar kamionët e tyre jashtë Ministrisë Punës në formë proteste mbi reformën e pensioneve.
Projekt-ligji që do të diskutohet nga parlamenti ngre moshën e pensionit në 67 vjeç deri në vitin 2022 dhe ul numrin e atyre që marrin pension, duke përmendur këtu minoritarët, me 10 për qind.
Punëtorët e sektorit publik nga operatorët e trageteve dhe deri tek mjekët janë në grevë kundër masave të kursimit për më shumë se një javë e tani këto shërbime janë në vend numëro.
Inspektorët nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar ndërkombëtar pritet të zbarkojnë në Athinë këtë muaj për të vlerësuar përparimin e reformave të bëra nga qeveria greke.
Kryeministri Alexis Tsipras dëshiron uljen e borxheve të mëdha të Greqisë dhe është i vendosur të tejkalojë 180 për qind të PBB-së këtë vit. Ai ka thënë se Athina synon të përfundojë gjithashtu rikapitalizimin e bankave në dhjetor.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

VIDEO