ATHINE - Pensionistët grekë sfiduan shiun në Athinë, ku demonstruan kundër masave shtrënguese të qeverisë. Qindra të moshuar u mblodhën para ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë me pankarta në duar duke nxjerrë në pah problemet e ndryshme që i shqetësojnë.

Pensionet e tyre janë ulur nga 5 deri në 15 për qind në fund të janarit dhe përfitimet për Krishtlindjet dhe Pashkët janë hequr për këtë vit.

Pensionet nga 1000 € deri 1500 € do të shkurtohen me 5 për qind, ndërsa nga 1.500 deri 2.000 euro do të shkurtohen me 10 për qind ndërsa pensionet më shumë se 2.000 € do të reduktohen me 15 për qind. Pensionistët janë përballur me reduktime të pensioneve të tyre tashmë që nga viti 2010, kur kriza e borxhit goditi ekonominë e vendit.

Qeveria ka premtuar se këto janë shkurtimet e fundit për pensionet dhe pagat dhe se do të përqendrohet në rimëkëmbjen e ekonomisë por grekët janë skeptikë. Kryeministri grek ka thënë se qëllimi i tij është të shkurtojë deficitin buxhetor në 4.3 për qind të PBB-së këtë vit.

Kohët e fundit ka pasur shumë protesta kundër masave shtrënguese që kanë ndodhur në Greqi, ku borxhi i madh publik ka rrezikuar vendin nga eurozona.

Redaksia Online
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)