ATHINË - Përleshje mes dy bandash shqiptare në Athinë, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë në spital.

Përplasja ndodhi mbrëmjen e djeshme   në kryeqëzimin e Themistokliut dhe Koletit në Athinë.

Sipas policisë, kishte vite që nuk kishte ndodhur një ngjarje e tillë në qendër të kryeqytetit grek.

Policia ka bërë të ditur se, shqiptari i vdekur, emri i të cilit nuk dihet, është qëlluar me gjashtë plumba, ndërsa në shpinë kishte edhe goditje me thikë.

Ai mbante në dorë një pistoletë, ndërsa tek këmbët i është gjetur dhe një pistoletë tjetër e një kallashnikov.

Media greke, shkruan se bëhet fjalë për ish-të dënuar, mafiozë, të armatosur dhe me një arsenal armësh.

Një person i dytë është në gjendje të rëndë në spital, pasi ka marrë plagë armësh zjarri dhe thika.