ATHINË - Dilema stabilitet mbi masën e arritjeve fiskale apo një tronditje pozitive financiare në Greqi dhe eurozonë, në sfondin e negociatave midis Athinës dhe trojkës dhe zgjedhjeve presidenciale, u konfirmua si dominuese në përlasjen mes qeverisë dhe opozitës për projektbuxhetin e vitit 2015, në komisionin parlamentar grek për Çështjet Ekonomike.
Në ditën e parë të diskutimit të projektbuxhetit, reporteri i "Demokracisë së re", Andreas Likurenxos theksoi se diskutimi për buxhetin po bëhet në një "mjedis stabiliteti politik dhe normaliteti social", me një Greqi që ka shmangur falimentimin dhe daljen e saj nga zona e euros.
Likurenxos e pranoi se në Greqi ka ende varfëri dhe papunësi.
"Mirëpo, kemi vendosmërinë për të shkuar përpara... Kemi arritur stabilitetin, kemi krijuar bazat për rimëkëmbje. Më nuk shkojmë poshtë, në nivelet ku gjendeshim", deklaroi ai.
"Në praktikë, buxheti i 2015-ës karakterizohet nga një mungesë e ndjenjës së emergjencës. Më e mira që pret qeveria është linja e kreditimit që do të na ndihmojë të kemi rezerva në rast krize dhe paratë e fondit të stabilitetit financiar të shkojnë atje dhe jo në kreditë e këqija, siç propozojmë ne", vuri në dukje nga ana e tij reporteri i SYRIZA-s, Euklidhis Cakalotos.
Sipas tij, SYRIZA insiston në nevojën e një "tronditjeje pozitive financiare" në Greqi dhe Europë duke filluar nga çështja e ristrukturimit të borxhit.
"Propozimi i SYRIZA-s, në thelb, thotë që të bashkohen 200 e më shumë miliardët e Greqisë me miliardat e vendeve të jugut dhe të shkojmë në një negociim total", vërejti reporteri i PASOK-ut, Janis Kucukos.
"Nëse konsideron ndokush se mund të ekzistojë një shock botëror që do të përmbysë funksionimin e sistemit financiar ndërkombëtar dhe këtë ta bëjë e vetme Greqia, le ta bëjë", shtoi ai.
"Po diskutojmë për buxhetin e masakrimit të pensionistëve, ndërsa trojka po kërkon edhe masa të tjera", theksoi reporteri i "Grekëve të Pavarur" Nikos Nikolopulos, ndërsa Asimina Ksirotiri e DIMAR-it, theksoi se "buxheti i 2015-ës bazohet në vlerësime superoptimiste dhe që rrëzojnë njeri tjetrin".
Deputeti i Partisë Komuniste, Nikos Karathanasopulos, analizoi "karakterin klasor, antipopullor" të buxhetit, duke nënvizuar se kontributi i biznesit në tërësinë e të ardhurave tatimore është vetëm 5,8 për qind, ndërsa "ndryshimet strukturore" në praktikë do të thonë lehtësim të pushimeve nga puna.
Në emër të Deputetëve të Pavarur Demokratë, Mimis Andrulaqis u pajtua thuajse me gjithë kritikat e reporterit të SYRIZA-s, Cakalotos./ a.jor.
/Shqiptarja.com