Greqi/ Shqiptari plagos me thikë bashkatdhetarin dhe e lë në mes të rrugës! 35-vjeçari në gjendje të rëndë

Greqi/ Shqiptari plagos me thikë bashkatdhetarin dhe e lë në mes të rrugës! 35-vjeçari në gjendje të rëndë

Foto ilustruese

Një episod i përgjakshëm ka ndodhur mes dy klientëve shqiptarë të një kafeneje mbrëmjen e 7 shtatorit në Irakleo të Kretës, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21.00 në rrugën “Minoos”.

Autori ka sulmuar 35-vjeçarin duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi. Pas goditjeve të marra i riu është rrëzuar në rrugë i gjakosur, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, raportojnë mediat vendase.

Dyshohet se përleshja midis tyre ka qenë larja e hesapeve të drogës. Ndërkohë autori është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Nesër pritet përkeqësim i motit, drejtoria Detare në Vlorë: Mjetet e vogla lundruese të marrin masa! Anijet e transportit ndërkombëtar operojnë normalisht

Nesër pritet përkeqësim i motit, drejtoria Detare në Vlorë: Mjetet e vogla lundruese të marrin masa! Anijet e transportit ndërkombëtar operojnë normalisht