GREQI - Publikohet videoja e momentit kur një klient qëllon me thikë kuzhinierin shqiptar në Selanik të Greqisë. Mediat greke kanë bërë publike pamjet, ku duket shqiptari që goditet me thikë në pjesën e barkut në restorant nga një klient.
Në momentin kur qëllohet ka qenë vetëm bashkëshortja e tij që po e mbronte nga agresori, i cili më pas u largua nga restoranti. Fillimisht klienti agresor bëri porosinë. Më pas ndodh një debat mes tyre.
Klienti merr thikën e kuzhinës dhe qëllon shqiptarin në stomak.
Kuzhinieri në dëshminë e tij më pas tregoi se klienti agresor vinte prej 5 vitesh në atë restorant. Ai porositi diçka të lehtë për të ngrënë , më pas kur erdhi porosia ai mbeti i pakënaqur dhe filloi debati. Klienti u ankua, kapi me pas thikën dhe më goditi në pjesën e poshtme.
Shqiptari iu nënshtrua më pas një operacioni në spitalin e Selanikut. I pandehuri në rrëfimin e tij thotë se nuk e ka idenë se si iu gjet arma në dorë dhe se atë ditë kishte pirë shumë. Ndërsa avokati i kuzhinierit tha për mediat greke se nëse gruaja nuk do ta qetësonte disi ai do ta godiste kuzhinierin për herë të dytë me thikë.