Greqi/ Policia nis kërkimet për zhdukjen e 4-vjeçares shqiptare dhe stërgjyshes së saj, e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor

Greqi/ Policia nis kërkimet për zhdukjen e 4-vjeçares shqiptare dhe stërgjyshes së saj, e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një vajzë 4-vjeçare dhe stërgjyshja e saj 76-vjeçare janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, në Kypseli të Athinës.

Sipas mediave greke, 4-vjeçarja Amarisa Mejdani 4 vjeç dhe stërgjyshja e saj, Esma Mejdani 76 vjeçe, e cila vuante nga demenca, janë me origjinë shqiptare.

Policia ka nisur kërkimet pasi u njoftua për zhdukjen e tyre të mërkurën (29.05.2024) menjëherë pas urdhrit të prokurorit.  

Në përshkrimin e tyre fizik  thuhet se, Amarisa Mejdani ka flokë të shkurtër kafe, sy kafe, 1 metër e gjatë dhe peshë normale. Ajo kishte veshur një fund të bardhë dhe një bluzë rozë ditën që është zhdukur.

Ndërsa, Esma Meidani ka flokë të bardhë, sy kafe, gjatësi 1.60 dhe peshë normale. Ajo kishte veshur një shall të kuq, një fund të zi të gjatë, një bluzë rozë dhe një jelek gri.

Policia greke lutë qytetarët që kanë informacion që të kontaktojë në “Linjën Evropiane për të Zhdukurit”, ose në aplikacionin ‘Missing Alert’.

1717054288_zhduket.webp

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë