Forcat detare greke e kanë ndjekur gomonen deri në në brigjet e ishullit Tzia, të Athinës.
Ndjekja e gomones është bërë nga ajri dhe deti dhe nga të dhënat paraprake thuhet se ka qenë një gomone me tre motorrë nga 350 kuaj fuqi secili.
Operacioni ka nisur 48 orë më parë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërkohë që pak më parë gomonia u ndalua në ishullin Tzia pasi motorrët e gomones u goditën nga snajperistet e policisë që ndiqnin gomonen me helikopter dhe tashmë po transportohet drejt Pireut.

Policia ka vënë në pranga 3 persona, dy shtetas shqiptarë dhe një grek por nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve.
Në operacion kanë marrë pjesë anti-droga, policia kufitare me mjetet tokësore, detare dhe ajrore dhe sipas medieve greke është kapur një sasi rekord kanabisi.
Er.K/Shqiptarja.com











