PATRA - Një shqiptar është vënë në pranga në Greqi pasi akuzohet për nëntë vjedhje, lokale e dyqane. Policia e Patras nuk e ka bërë të ditur emrin e të arrestuarit, por thotë se, ai është një 35-vjeçar që jetonte prej vitesh në këtë zonë.
 
Policia tha se, vjedhjet kishin ndodhur në Agrinio dhe Amfilochias, gjatë tre muajve të fundit. Gjatë arrestimit, policia greke i ka gjetur në banesë shqiptarit, sende që ai kishte vjedhur.
 
Policia tha se, ai akuzohet për 4 vjedhje të ndodhur mëngjesin e datës 29 shtator 2013 dhe pesë vjedhje të kryera në 10 tetor të vitit të kaluar.
 
Gjatë kontrolleve në banesë janë gjetur gjashtë telefona celularë, tetë ora dhe pesë unaza që u përkisnin pronarëve të banesave të grabitura.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)