GREQI - Greqia është përfshirë sërish nga greva e parë e përgjithshme e punojnësve publikë për vitin 2013 kundër masave shtrënguese.

Greva 24-orëshe ka shkaktuar mbylljen e shkollave dhe zyrave shtetërore si dhe spitaleve, që punojnë me stafe emergjente. Greva është organizuar nga sindikatat më të mëdha të punës që përfaqësojnë më shumë se 50 për qind të fuqisë punëtore në Greqi.

Kjo grevë vjen një ditë më pare, kur huadhënësit ndërkombëtarë do të disktuojnë këstin e ardhshëm prej 2 miliardë euro të kredisë nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në kthim të saj qeveria greke ka imponuar një sërë shkurtimesh të shpenzimeve dhe rritje të taksave duke goditur pagat dhe pensionet. Nga statistikat e fundit në Greqi niveli i papunësisë ka arritur shifrën prej 26%.

Udhëheqësit e sindikatave thonë se janë të zemëruar me shkurtimet e vendeve të punës dhe rritjet e taksave dhe se duan ti japim fund politikave që kanë shtrydhur jetën e punëtorëve, shoqërisë së varfër dhe kanë zhytur ekonominë në recesion dhe krizë të thellë ekonomike.

Gjithashtu mediat private dhe shtetërore greke kanë marrë pjesë në shenjë solidariteti dhe njoftuan se nuk është botuar dhe nuk ka dalë në shitje asnjë gazetë e përditshme.

(ad.ti/shqiptarja.com)