Greqi, qeveria fiton votëbesimin e parlamentit

Qeveria e koalicionit e kryeministrit grek, Antonis Samaras fitoi dje votëbesimin e parlamentit, me 155 vota pro, nga deputetët e partisë konservatore "Demokracia e re" dhe nga PASOK-u.

Kundër dhënies së votëbesimit votuan 131 deputetë të SYRIZA-s, "Grekët e Pavarur", "Agimi i Artë", DIMAR-it, Partisë Komuniste dhe grupi i deputetëve të pavarur.

Dy deputetë të pavarur abstenuan. Në procesin e votimit morën pjesë 288 deputetë.

"Besimi dhe mandati që morëm sonte (dje në mbrëmje - shën. përkth.) nuk do të zhgënjejnë. Po ashtu nuk do t'i zhgënjejmë shpresat e popullit grek", deklaroi kryeministri Antonis Samaras në përfundim të procesit të votimit.

I pyetur nga gazetarët nëse qeveria do të arrijë të kryejë mandatin katërvjeçar, Samaras u përgjigj se "Zgjedhje do të ketë në vitin 2016".
Vota e mbrëmshme erdhi pas tri ditësh debati në parlamentin grek

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë