ATHINË, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Qeveria greke urdhëroi sot rifillimin e punës për të punësuarit e kompanisë publike të energjisë, në grevë që prej disa ditësh.
Të shqetësuar për të shmangur ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë sezonit turistik, ajo kërcënoi se do t'i ndalonte të vazhdonin lëvizjen e tyre.
Punonjësit e PPC, furnizuesi kryesor i energjisë elektrike në Greqi, kanë pësuar një dështim në fushën juridike dje në mbrëmje kur një gjykatë e shpalli të paligjshme grevën e tyre.
"Që prej ditës së parë, vullneti i qeverisë ka qenë të jetë e gatshme për të ruajtur interesin e përgjithshëm", deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Sofia Voultepsi, në një komunikatë duke njoftuar urdhërin për rifillimin e punës.
"Në demokraci, ligji dhe vendimet e drejtësisë duhet të respektohen nga të gjithë. Ligji autorizon qeverinë të japë një urdhër të shkruar për rifillimin e punës në rast kërcënimi kundër paqes civile, katastrofës natyrore apo rrezikut sanitar.
Duke protestuar kundër privatizimit të pjesshëm të kompanisë publike, të punësuarit e PPC kanë ndërmarrë disa ditë më parë një sërë grevash prej 48 orësh. Ndërprerja tjetër e punës filloi dje në mesnatë. Shteti posedon 51 për qind të PPC dhe parashikon të shesë 30 për qind të aksioneve një konkurrenti privat./
/ec/
/Shqiptarja.com