ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri konservator grek, Antonis Samaras propozoi sot zhvillimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme më 25 janar, pas dështimit të Parlamentit për të zgjedhur presidentin duke shkaktuar shpërndarjen e Parlamentit.
"Nesër, do t'i kërkoj presidentit aktual të Republikës shpërndarjen e Parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 25 janar", theksoi Antonis Samaras./
/ec/