ATHINË - Sekuestrohen në Athinë më shumë se 1 ton e 300 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet se e kishte origjinën nga Shqipëria.
 
Policia greke ka bërë të ditur se, në pranga gjatë këtij aksioni është vënë edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
 
Gjithashtu, bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe 3 grekë dhe një shtetas pakistanez, ndërsa lënda narkotike është e llojit kanabis sativa.
 
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar edhe një shumë prej 12,450 eurosh.

droga greqi me logo
(Në foto: Droga e sekuestruar)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)