GREQI-Policia ka sekuestruar 161 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë. Droga është sekuestruar mesditën e sotme në rrugën që lidh Janinën me Patrën. Lënda narkotike po transportohej me një makinë, ndërsa u arrestua shoferi shqiptar.

Bashkëpunëtori i tij, po me origjinë shqiptare u arrestua në Athinë. Lënda narkotike ishte planifikuar që të shpërndahej në tregun e narkotikëve të kryeqytetit grek në Athinë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për persona të tjerë që janë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

 

d.b/shqiptarja.com