ATHINË - Një shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një sherri me disa bashkëkombas të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kefalovriso në zonën e Mesolongit në Greqi. Policia helene ka bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës.
Shqiptari 22-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte goditur disa herë me thikë në pjesën e barkut. Mjekët e spitalit në Mesolongit, kanë bërë të ditur se, ai kishte mbërritur i i vdekur. Sipas tyre, plagët që ai kishte marrë ishin të rënda duke i marrë jetën.
Policia greke ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Sipas të dhënave të deritanishme, sherri mes shqiptarëve kishte nisur në një bar kafe Kefalovriso. 22-vjeçari kishte bërë sherr me dy shqiptarë të tjerë, emigrantë. Njëri prej tyre, një 30-vjeçar e kishte qëlluar me thikë.
Policia ka bërë të ditur se, personi i dyshuar si autor i këtij krimi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai është ndihmuar nga një i afërm i tij, që ka qenë dëshmitar. Uniformat blu helene janë vënë në kërkim të tyre, por deri tani nuk janë ndaluar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com