Greqi-Shqipëri, marrëveshje
për shkëmbimin e të burgosurve

Greqi-Shqipëri, marrëveshje<br />për shkëmbimin e të burgosurve
ATHINE- Ngritja e një komiteti të përbashkët për shqyrtimin dhe promovimin e mundësisë për të transferuar të dënuarit shqiptarë nga burgjet e Greqisë dhe anasjelltas, ishte në fokus të takimit që Ministri i Drejtësisë Nasip Naço pati me homologun grek në Athinë. Burimet zyrtare të 2 shteteve pohojnë faktin se në shtetin fqinj 1 e pesta e të burgosurve janë shqiptarë, teksa mediat greke formuluan shifrën e 2.850 shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin atje.

Përveç takimit me Charalambos Athanassiou, Ministrin grek të Drejtësisë, Transparencës dhe të Drejtave të Njeriut, Naço e diskutoi mundësinë e transferimeve mes burgjeve edhe me Kreun e Gjykatës së Lartë, Theoharides, me të cilin nuk u la pa përmendur edhe mundësia e transferimit në Greqi të të burgosurve grekë që po vuajnë dënimin në Shqipëri.

Ministri grek tha se “Me kënaqësi pritëm sot Ministrin e Drejtësisë të vendit mik të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë shkëmbyem pikëpamje mbi sistemet e burgjeve të dy vendeve. Shqiptarët në burgjet e vendit tonë do të shërbejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre në burgjet e Shqipërisë dhe anasjelltas. Për këtë qëllim ne kemi vendosur për të ngritur një komitet të përbashkët ekspertësh për të shqyrtuar këto çështje”.

Ndërkaq, mësohet se Naço u shpreh se “Nuk është rastësi që unë jam këtu sot dhe zoti Venizelos është aktualisht në Shqipëri. Kjo dëshmon se marrëdhëniet tona janë intensifikuar. Ne dëshirojmë të bëhemi anëtarë të BE-së dhe kemi nevojë për ekspertizën tuaj për të punuar në fushën ligjore. Ramë dakord të nënshkruajmë një marrëveshje bilaterale që të burgosurit shqiptarë, me dëshirën e tyre me siguri, të vijnë në Shqipëri për të shërbyer pjesën e mbetur të dënimit të tyre. Kjo vlen edhe për shtetasit grekë që janë në burgjet shqiptare.”
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK