LAMIA - Banesa e një çifti të moshuarish është grabitur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lamias të Greqisë.
Media greke shkruan se grabitësit dyshohet se janë shqiptarë.
Siç raporton policia greke, rreth orës 23:30 të ditës së djeshme, një grup prej 4 shqiptarësh kishin hyrë në banesë dhe aty janë gjetur ballë për ballë çiftit të të moshuarve.
Siç shkruan media greke, shqiptarët kanë ushtruar dhunë mbi dy të moshuarit, dhe burri që vuante nga zemra ka rënë në tokë pa ndjenja dhe ka humbur jetën në këmbët e bashkëshortes së tij të moshuar, e cila ishte e lidhur me litar.
Pas kësaj, shqiptarët kanë vjedhur sendet me vlerë në banesë dhe janë zhdukur.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, gruaja e moshuar ka thënë se, hajdutët flisnin shqip. Policia ka shkuar në banesë ku ka ndodhur ngjarja dhe ka bërë të ditur se, 81-vjeçari është gjetur me plagë të ndryshme në trup.
Policia greke ka nisur kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj ngjarjeje të ndodhur në Greqinë Qendrore. Policia ka çuar trupin e të moshuar në morg ku do të bëhet autopsia për të qartësuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com