Greqi, shqiptarët: Nuk vijmë dot
me pushime prej toponimeve

Greqi, shqiptarët: Nuk vijmë dot<br />me pushime prej toponimeve
TIRANË - Problemi i toponimeve në pasaporta ende i pranishëm për emigrantët shqiptarë në Greqi. Këtë e konfirmon për “A1 Report” në lidhje telefonike emigranti shqiptar në Greqi, Milto Laçi.
 
“Duam të kalojmë pushimet në Shqipëri, por s’vijmë dot se jemi të bllokuar përsëri prej pasaportave”, thotë Laci. Ai dëshmon se si ai janë më dhjetëra e dhjetëra shokë që ai ka aty ku jeton, të cilët kanë të njëjtin problem; duan të vijnë në atdhe, por ndihen të bllokuar", thotë Milto.
 
Milto tregon se kanë telefonuar në ambasadën shqiptare në Greqi dhe marrin përgjigjen: “Prisni! Prisni!”. Por deri kur të presim? Prisnni, prisni, deri kur të presim. Morëm ambasadën në telefon dhe na thanë në ditet e para të gushtit, por gushti është muaj pushimesh edhe në Greqi.  
 
Milto tregon se edhe më parë as Ministria e Jashtme, as ambasada jonë, nuk është interesuar fare për ne. “Kemi mbetur si bagëtia pa çobanë. As MJ nuk merr masa, ose të na bëjnë pasaporta, siç i duan këtu".
 
Emigranti shprehet se janë mijëra shqiptarë që nuk ikin dot. "Kam dhjetëra e dhjetëra fshatarë në Sarandë, Vlorë nuk ikin dot. Duan ndihmën e shtetit shqiptar, nëse funksionon një shtet shqiptar".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!