LARISA - Një shqiptar është gjetur i plagosur me thikë në banesën e tij. Ka qenë bashkëshortja e një 45-vjeçari shqiptar, ajo e cila e ka gjetur burrin në mes të një pellgu gjaku.
Menjëherë ka marrë urgjencën në telefon dhe siç bëhet e ditur nga policia, ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Larisës.
Policia ka bërë të ditur se, shqiptari ishte qëlluar disa herë me thikë në qafë, ndërsa është duke luftuar me vdekjen në spital.
Në dëshminë e saj, gruaja ka rrëfyer se e kishte gjetur të plagosur burrin e saj. Ajo ka bërë të ditur se, kishte disa orë që ai nuk ishte bërë i gjallë dhe kur kishte shkuar në banesë e kishte gjetur gati të pajetë. Në spital, ai i është nënshtruar një operacioni.
Gjatë hetimit, policia ka zbuluar edhe thikën me të cilën është qëlluar 45-vjeçari shqiptar dhe mësohet se aktualisht ngjarja është klasifikuar si krim ndaj jetës.
Janë duke u bërë hetime për gjetur gjurmët e personi që ka qëlluar mbi shqiptarin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com