GREQI – 21-vjeçari shqiptar i vrarë para tri ditësh në Larisi me plumb pas koke duket se është ekzekutuar për xhelozi. Sipas policisë një nga pistat ku po hetohet është ajo shpagimit për shkak të rivalitetit seksual.

Nga të dhënat e parë mësohet se autorët kanë qenë të paktën dy persona, të cilët në momentin e ekzekutimit e kanë ulur në gjunjë. Nga hetuesit mësohet se, i riu është dhunuar fizikisht dhe pasi është qëlluar me plumb me qytën e pistoletës të mbështetur pas koke dhe më pas është djegur në disa pjesë specifike të trupit përfshirë organet gjenitale.

I riu shqiptar u gjeti nga një bari në zonë të pabanuar 24 orë pasi ishte zhdukur. Shqiptari jetonte në Larisa me familjen, punonte në një restorant në plazh bashkë me nënën e tij dhe njihej si njeri i qetë. Detaje të tjera prite të publikohen pas autopsisë që do të zhvillohet sot në Selanik.
 
Pas ekzekutimit në mënyrë makabre të një studenti shqiptar në Belgjikë trupi i cili u gjet pa kokë në pyll dhe therjes së 17-vjeçarit Ismail Luli nga bashkëkombësit e tij në Itali, ky është rasti i tretë që shqiptarët gjenden të vrarë në mënyrë makabre në shtetet ku kanë vendosur të ndërtojnë të ardhmen bashkë me familjet e tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)