Greqi/ Shqiptari vrau gruan me thikë, flet djali i viktimës: Kishin 21 vite bashkë, do ndaheshin, kohët e fundit janë grindur

Greqi/ Shqiptari vrau gruan me thikë, flet djali i viktimës: Kishin 21 vite bashkë, do ndaheshin, kohët e fundit janë grindur

Foto: Gruaja që vdiq dhe 46 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Greqinë. Një 46 vjeçar shqiptar vrau me thikë bashkëshorten dhe plagosi djalin. Pas krimit të rëndë në familje në një prononcim për Prothotema.gr djali tjetër i viktimës ka treguar se i vëllai mbeti i plagosur nga njerku në momentin që ndërhyri mes tyre për të mbrojtur të ëmën.

Më tej djali ka rrëfyer se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk ishte sjellë asnjëherë me dhunë ndaj saj.

Në periudhën e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen.

“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.

Më tej ai shprehet se gjithçka ka nisi kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe mendoi se donte të sulmonte djalin tjetër të saj, i cili ndodhej në shtëpi me ta, shkruan Prothotema.gr.

Më pas ajo i është lutur që të hedhë thikën, por ai e goditi në bark, duke e plagosur për vdekje.

“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e sulmoi dhe më pas u goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

Shqiptari akuzohet për vrasje me dashje, e kryer dhe e mbetur në tentativë.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi/ 46-vjeçari shqiptar vret gruan me thikë, vihet në pranga! Plagoset edhe djali, tentoi të shpëtojë të ëmën (FOTO)


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hidhet sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2025

Hidhet sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2025