Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pireut, ku një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me pushkë. Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua për 9 sekonda nga një 68-vjeçar grek, pas një konflikti për parkingun ku punonte shqiptari.

Vetëm 9 sekonda dhe dy të shtëna iu deshën 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar që jetonte në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes, ku u vra me armë gjahu shqiptari Brigen Limka. Në videot e publikuara nga mediat greke shihet momenti kur 68-vjeçari qëllon me armë shqiptarin dhe më pas largohet me armë në dorë qetësisht.

“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, ka thënë autori i vrasjes pasi ka qëlluar shqiptarin.

Shqiptari, babai i tre fëmijëve është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Ndërsa autori, i cili u arratis menjëherë nga vendngjarja u kap pak më vonë nga policia greke.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku shqiptari punonte si roje parkingu.

Policia tha se 68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e qëlloi një herë në kokë shqiptarin e më pas është kthyer sërish duke e qëlluar për herë të dytë.

“Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare.

Viktima dhe autori kishin pasur konflikte pasi i moshuari pengonte shqiptarin që tu shërbente klientëve të parkimit me qira.

Dëshmitarët kanë thënë se autori 68-vjeçar i cili u dorëzua në polici, njihej si person me probleme psikologjike pasi ishte konfliktuar dhe shpeshherë bërtiste.

“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë hidhej mbi makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetëm. Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”, tha një dëshmitar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
‘Tani mbarova me ty’, del video e vrasjes së shqiptarit në Greqi! Autori e qëllon me armë dhe largohet qetësisht

Ky është momenti i ekzekutimit të shqiptarit Brigen Limka. Në video shihet momenti kur 68-vjeçari qëllon me armë shqiptarin dhe më pas largohet me armë në dorë qetësisht.

Vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t'i marrë jetën 39-vjeçarit, baba i tre fëmijëve .

“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, ka thënë autori i vrasjes pasi ka qëlluar shqiptarin.

Viktima dhe autori kishin pasur konflikte pasi i moshuari pengonte shqiptarin që tu shërbente klientëve të parkimit me qira.

Mes tyre kishte pasur një përplasje verbale. 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë. 39-vjeçari nuk e ka parë teksa fshihej pas një makine të parkuar. Ai ka dalë para viktimës në dy metra dhe e ka qëlluar në fytyrë.

Ora 17:13
Vrasja e shqiptarit në Greqi, dalin pamjet e rënda! Dëshmitarët: 39-vjeçari u ekzekutua brenda 9 sekondave, autori debatonte edhe me fqinjët

Vetëm 9 sekonda dhe dy të shtëna iu deshën 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar që jetonte në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku u vra me armë gjahu shqiptari Brigen Limka.

Sipas dëshmitarëve ai u ekzekutua nga një shtetas grek, pas një konflikti për një vend parkimi. Po sipas tyre, autori njihej si person problematik, ndërsa pasi ka kryer vrasjen, është ngjitur qetësisht sërish në banesën e tij.

“Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare.

Gjithashtu një tjetër thotë se autori i vrasje shkaktonte shpesh probleme dhe debatonte me fqinjët edhe për gjëra të parëndësishme.

“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë hidhej mbi makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetëm. Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”, tha një dëshmitar.

Ora 14:08
‘E qëlloi me plumb në kokë’, dëshmitari: U mbulua nga gjaku! Ja si e vrau greku shqiptarin

Mediat greke zbardhin detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçarit shqiptar mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Pire, ku autori 68-vjeçar ka qëlluar drejt të riut shqiptar me pushkë, të cilin fillimisht e ka goditur nga jashtë parkingut ku punonte shqiptari dhe më pas i ka shkuar afër duke e qëlluar sërish.

Shqiptari, babai i tre fëmijëve është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Ndërsa autori, i cili u arratis menjëherë nga vendngjarja u kap pak më vonë nga policia greke.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por po sipas mediave, shqiptari dhe greku kishin pasur debat më parë. Banorë të zonës raportuan se 68-vjeçari krijonte probleme në përgjithësi.

“Njëri zbriti nga pallati dhe qëlloi një person. Një punëtor parkingu. Ata duhet të kenë pasur ndonjë debat, sepse plaku ka zbritur me pushkë dhe e ka qëlluar dy herë në fytyrë. Jemi të tronditur. Burri kishte rënë përtokë i mbuluar me gjak. Ambulanca mbërriti pas një ore, por viktima me siguri tashmë kishte vdekur. Ne ende po dridhemi vërtet”, tha një dëshmitar.