Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orekastros, Selanik, ku një shqiptar së bashku me disa persona të tjerë romë kanë qëlluar me armë dhe kanë sulmuar 3 punonjësit e një biznesi riciklimi të metaleve pasditen e së hënës. Kjo ka ndodhur për shkak se ata ishin shqetësuar nga zhurma e makinerive që operonin në zonë.
Më pas autorët kanë hipur në makinat e tyre për t’u larguar, megjithatë 34-vjeçari me origjinë shqiptare është kthyer pak më vonë me një kamion, ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të punëtorëve, duke mos shkaktuar të lënduar. Më pas ai është larguar në drejtim të panjohur, raporton Prothema.
Janë identifikuar dy persona
Veprimet e menjëhershme para hetimore të Departamentit të Sigurisë Oriokastro kanë çuar në identifikimin e detajeve të dy personave të përfshirë të cilët akuzohen për tentativë vrasjeje dhe lëndim trupor.
Bëhet fjalë për një 34-vjeçar shqiptar dhe një rom 42-vjeç. Policia ka gjetur arsenal armësh në shtëpinë e shqiptarit. U sekuestrua 1 pistoletë së bashku me tetë ampula gazi dhe 22 fishekë metalikë, si dhe 1 karikator, 1 grusht hekuri dhe 1 thikë në një kuti lëkure.